Kancelari gjerman, Olaf Scholz, kërkon reforma në Bashkimin Evropian në mënyrë që të lehtësohen pranimet e anëtarëve të rinj në BB. Sipas tij, jo vetëm vendet kandidate, por edhe BE vetë duhet të përgatitet për zgjerimin e unionit.

Gjatë një interviste për agjencinë gjermane të lajmeve, DPA, Kancelari Scholz deklaroi se dhënia e pritshme e statusit kandidat për Ukrainën në BE ka bërë që Kancelari gjerman, Scholz, të kërkojë reforma në BE. Scholz kërkoi lëvizje në drejtim të hapjes së negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Scholz ka kërkuar gjithashtu që blloku të lëvizë në drejtim të hapjes së negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.

Përveç kandidatëve, edhe BE vetë duhet të përgatitet për zgjerimin e unionit, tha politikani socialdemokrat në një intervistë për agjencinë gjermane të lajmeve, DPA:

“Për këtë duhet që BE të modernizojë strukturat dhe proceset vendimmarrëse. Jo gjithmonë do mund të vendosen mbi parimin unanim të gjitha ato vendime që duhen marrë sot unanimisht”, theksoi Kancelari gjerman. Ai paralajmëroi se do të plasë për këtë çështje gjatë samitit të BE-së që do të mbahet në fund të muajit qershor. Olaf Scholz shpreson që nga samiti i BE-së të dalë edhe një impuls për vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat ai i ka vizituar së fundmi, e që prej dy dekadash presin për anëtarësimin në BE.

“Vendeve të Ballkanit Perëndimor ne duhet t’u tregojmë se e kemi seriozisht. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i plotësojnë të gjitha kriteret për hapjen e negociatave konkrete për anëtarësimin në BE, ato duhet të fillojnë tani”, theksoi Kancelari i Gjermanisë. Vëmendja e Kancelarit gjerman i drejtohet edhe Ballkanit Perëndimor, ku Scholz zhvilloi një tur vizitash së fundmi. Që më parë ai është shprehur se duhet të jemi të drejtë me Ballkanin Perëndimor dhe të mbajmë premtimet. Samiti i BE-së do të mblidhet brenda kësaj jave. Në këtë samit, krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së trajtojnë kërkesat për anëtarësim të Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë.

Komisioni Europian ka rekomanduar së fundmi që Ukraina dhe Moldavia të marrin statusin kandidat. Edhe Scholz u shpreh qartë për këtë në qëndrimin e tij në Kiev bashkë me Presidentin Macron dhe Kryeministrin italian, Mario Draghi. Scholz i bëri thirrje BE-së që vendimin për statusin kandidat të Ukrainës ta marrë “në frymën e unitetit”. “E qartë është që rruga për në BE nuk do të jetë e lehtë, por se duhen përmbushur shumë kritere nga secili kandidat që do ta marrë këtë rrugë”, theksoi Scholz.

Kjo, sipas tij “prek shtetin ligjor dhe demokracinë, por edhe të gjitha rregulloret e tjera, që kemi vendosur për njëri-tjetrin ne në Europë”. Statusi i vendit kandidat mund të jepet vetëm me një votë unanime. Për zbutjen e këtij parimi ka prej kohësh shumë diskutime në BE. Problemi është se edhe për reformimin e vendimit unanim duhet që të vendosin njëzëri krerët e shteteve dhe qeverive në BE. P

arlamenti Europian kishte kërkuar para një jave reforma të zgjeruara të konventës europiane dhe të hiqet dorë nga parimi i vendimit unanim gati në të gjithë fushat e politikës. Samiti i BE-së është vetëm fillimi i një serie samitesh brenda një jave. Pas tij pasojnë samiti i G7-s dhe ai i NATO-s. Në samitin e G7-s, në të cilin janë bashkuar demokracitë e fuqishme ekonomike, Gjermania mban presidencën e radhës. Scholz është mikpritësi i G7-s nga 26-28 qershor në kështjellën Elmau në Bavari. Ai do të vendosë si pikërëndesë aty bashkëpunimin mes demokracive në të gjithë botën.

“Një sukses i rëndësishëm do të ishte, nëse samiti shërben si pikënisja e një vështrimi të ri në botën e demokracisë”, tha Scholz.