Ditën e sotme rreth 31350 minimaturantë do t’i nënshtrohen provimit të parë të detyrueshëm në lëndën e Gjuhës Shqipe.
Provimi do të fillojë në orën 10:00 dhe do të zgjasë rreth 2 orë e 30 minuta.
Minimaturantët e klasave të 9-ta do të duhet të paraqiten një orë e 30 minuta përpara fillimit të provimit në shkollë.
Pas gjuhës shqipe, ata kanë provimin e matematikës dhe të gjuhës së huaj.
Gjuhët e huaja që jepen si provim i detyruar janë: “Anglisht”, “Frëngjisht”, “Italisht” dhe “Gjermanisht”.