Kryetari i dhomës së avokatisë së Elbasanit Demir Çiftja në një komunikim për mediat, ditën e sotme është shprehur se dhoma e avokatëve në qytetin e Elbasanit ka hequr dorë nga bojkotimi i seancave gjyqësore, duke vazhduar kështu rregullisht punën. Ne fjalën e tij Z.Demir Çiftja, Kryetari i Dhomës së Avokatisë në Elbasan është shprehur së shumë qytetarë, sidomos ato të diasporës janë përballur dhe kanë hasur vështirësi pasi seancat gjyqësore janë anulluar, ai gjithashtu ka shprehur falenderimet e tij për të gjithë kolegët avokatë të cilët kanë ruajtur të njejtën linjë për bojkotimin e seancave.
Ndryshe nga rrethet e tjera të cilat vazhdojnë sërish protestën, avokatët në qytetin e Elbasanit kanë hequr dorë.