Presidenti kinez Xi Jinping paralajmëroi NATO-n, duke thënë që të bëjë kujdes me zgjerimin e aleancës, duke sjellë si shembull luftë që po ndodh në Ukrainë.
Ai tha gjatë fjalimit të tij në virtual në prag të samitit të BRICS me liderët e Rusisë, Indisë, Brazilit dhe Afrikës së Jugut, se kriza e Ukrainës është një thirrje zgjimi”, duke theksuar se rreziqet e një “zgjerimi të aleancave ushtarake” dhe një kërkimi për sigurinë e dikujt në kurriz të të tjerëve, mund të sjellë luftëra të reja.
Kujtojmë se Kina, India dhe Afrika e Jugut abstenuan në një rezolutë të OKB-së që dënoi pushtimin rus të Ukrainës.