Një ngjarje e rëndë është rregjistruar pasditen e kësaj të enjte në qytetin e Korçës ku një 55-vjeçar i dha fund jetës.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se shtetasi Edmond Lara është vetëvrarë me thikë brenda bensës së tij.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 15:30 në lagjen nr.8, ndërkohë burime për mediat bëjnë me dije se ky shtetas kishte probleme të shëndetit mendor dhe kurohej.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 23.06.2022, rreth orës 15:30, në lagjen nr. 8, Korçë, në banesën e tij, dyshohet se është vetëvrarë me mjet prerës (thikë) shtetasi E. L., 55 vjeç.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.