Mbi 33 mijë maturantë në të gjithë vendin ditën e sotme dp to nënshtrohen provimit të katërt të Maturës Shtetërore, atë të lëndës me zgjedhje.
Provimi nis në 10:00 dhe mbyllet në orën 12:30, pra nxënësit kanë në dispozicion për të plotësuar të gjitha pyetjet 2 orë e 30 minuta.
Përpara se të futen në provim nxënësit duhet të paraqiten në qendrën e testimit, 1 orë e 30 minuta para dhe me mjet identifikues me vete si dhe mjetet shkollore të nevojshme.
Në disa shkolla janë vendosur bllokues valësh në mënyrë që të shmanget kopja me telefon si dhe kishte dedektorë në hyrje për të zbuluar çdo aparat që mund të tentojnë të fusnin nxënësit.