Ish-kryeministri Sali Berisha sulmoi kreun e qeverisë për qëndrimin që ai mbajti në Samitin e Brukselit, ku edhe këtë herë Shqipëria nuk mori një date për hapjen e negociatave.
Në një komunikim me gazetarët, Berisha tha se Rama i kundërvihet projektit të BE për Ballkanin, duke theksuar se në takimin e një ditë me parë nuk e përmendi asnjëherë Shqipërinë.
Berisha theksoi se Rama në këtë samit u mor me dy çështje, i bëri avokatinë Serbisë dhe kërkonte dhe “qortonte liderët e BE pse i kërkojnë Serbisë të zbatojë sanksionet kundër Rusisë”.
“Rama faktoi se në cilën anë është i rreshtuar. Mos harroni se ky samit ishte historik. Statusi Shqipërisë nuk iu dha sepse ai që kalonte nga samiti në samit me atlete të kuqe, benevrekë për të përqeshur protokollet zyrtare, të cilët në fund të fundit janë ndërtuar në akt respekti, fund e krye bazohen në një respekt ndaj mikut që të pret.
Tani ka nxjerrë kryet si një njeri që i kundërvihet projektit evropian në Ballkan. Skandaloze ishin deklaratat e Ramës. Ai nuk e përmendi njëherë Shqipërinë. Ai u mor me avokatinë e Serbisë dhe kërkonte dhe qortonte liderët e BE pse i kërkojnë Serbisë të zbatojë sanksionet kundër Rusisë. Me argumentin e një kapitullanti. Sipas tij xhelatin e kombit ukrainas, 80% e serbëve e quajnë hero. Por nëse 80% e serbeve e quajnë heroi Putinin, ka një arsye, sepse ata qeverinë nga një Putin i vogël si Aleksandër Vuçiç. Përdori fjalë fyese për lidershpin e BE, se ata nuk markan parasysh 3 qëndrimet negative të Serbisë ndaj Rusisë. Ky kishte shkuar atje për të mbrojtur interesat e vasalit të tij, të cilat Vuçiç i mbronte vetë”, tha ndër të tjera Berisha.