Ukrainasit “do të donin të jetonin jetën si dikur dhe të gëzonin lirinë. Por ata nuk mund ta bëjnë këtë sepse gjëja më e tmerrshme ka ndodhur: Rusia na ka vjedhur paqen”.
Kjo është ajo që pohon Volodymyr Zelensky, duke rinisur apelin drejtuar vendeve perëndimore për mbështetje të mëtejshme ekonomike dhe ushtarake.
Ne nuk do të lejojmë që lufta ruse të na shkatërrojë, ne duam ta ndalojmë atë përpara se të shkatërrojë jetët e njerëzve në vendet e tjera të Evropës, Afrikës, Azisë, Amerikës Latine. Tani ata janë të gjithë të kërcënuar” është shprehur Zelenskyy.