Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori për shtetasit;
-M. Q., 26 vjeç, banues në fshatin Hardhias, Belsh, për veprën penale, “Dëmtime të tjera me dashje “, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasin M. T.;
- H. P., 57 vjeç, banues në fshatin “Kosovë e madhe”, Belsh, për veprën penale, “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”, pasi si pasojë e erës, zjarri i ndezur nga ky shtetas për të djegur plehra, ka dalë jashtë kontrolli dhe ka dëmtuar disa rrënjë ullinj.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori për shtetasin B. N., 70 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale, “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi në fshatin Stërblevë, Librazhd, për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me sende të forta, shtetasin I. K.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori për shtetasen E. N., 36 vjeçe, banuese në Gramsh, për veprën penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, pasi dyshohet se ka fyer, përmes mesazheve telefonike, shtetasin I. Xh.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.