Një aksident me vdekje ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Vlorë –Llakatund.
Mësohet se një automjet është përplasur me një motor dhe si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motorit, shtetasi Razi Hoxhaj, 69 vjeç.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punoon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të rëndë.
Vlorë/Informacion paraprak:
Sot, rreth orës 09:15, në aksin rrugor Vlorë-Llakatund, një automjet tip “Toyota”me drejtuese shtetasen A. M, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin R. H., 69 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spitalin e Vlorës.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.