Një 21-vjeçar është vendosur në prangat e policisë së Korçës, pasi ndihmoi 5 emigrantë të paligjshëm të shmangnin postbllokun policor, me qëllim që t’i transportonte në drejtim të Tiranës.
I riu me iniciale E. Xh., teksa udhëtonte në aksin rrugor Maliq-Lozhan, në afërsi të vendit të quajtur “Tyrbja e Goçës”, ka vënë re në largësi shërbimet e postbllokut të policisë.
Në këto momente, ai ka zbritur nga Benz-i emigrantët dhe i ka orientuar si të shmangnin postbllokun policor, në mënyrë që t’i merrte sërish më pas në automjetin e tij, për t’i transportuar kundrejt shpërblimit, në drejtim të kryeqytetit.
Blutë e Korçës informojnë se në cilësinë e provës materiale u sekuestruan “Benz”-i me të cilin udhëtonte i riu, tre aparate celulari dhe një sasi në vlera të ndryshme monetare.
Njoftimi i policisë
Vijon operacioni policor “Perimetri 179”.
Goditet një tjetër rast i aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.
Vihet në pranga 1 shtetas, i cili ndihmoi 5 emigrantë të paligjshëm të shmangnin postbllokun policor, me qëllim që më pas t’i transportonte kundrejt fitimit në drejtim të Tiranës.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Xh., 21 vjeç, banues në Korçë.
Nga verifikimet e kreyera rezulton se shtetasi i mësipërm, porsa ka konstatuar në largësi shërbimet e postbllokut të policisë, në aksin rrugor Maliq-Lozhan, në afërsi të vendit të quajtur “Tyrbja e Goçës”, me qëllim që të shmangte përgjegjësinë penale, ka zbritur nga automjeti tip “Benz” që ai drejtonte, 5 emigrantë të paligjshëm, të cilët i kishte orientuar si të shmangnin postbllokun policor, në mënyrë që t’i merrte sërish më pas në mjetin e tij, për t’i transportuar kundrejt shpërblimit, në drejtim të Tiranës.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjeti tip “Benz”, tre aparate celulari dhe një sasi në vlera të ndryshme monetare.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve