Rritja e temperaturave kanë rikthyer zjarret në vend. Raportohet se në fshatin Jakodin të bashkisë Roskovec në Fier, një zjarr ka përfshirë tokat me bar dhe parcelat me grurë.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të bashkisë Roskovec ndërsa në ndihmë ishin edhe ato të Patosit e të Fierit pasi flakët kanë prekur rreth 20 hektarë sipërfaqe toke dhe janë djegur dhjetëra koshere bletësh.
Zjarri favorizohet edhe nga era e fortë, ndërsa pranë janë disa banesa dhe rrezikohen stalla pularish.