Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianjji pyeti ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi nëse është e dobishme mbajtja e charterit për kryeministrin Rama teksa qeveria nuk mund të përballojë mbajtjen e helikopterëve për fikjen e zjarreve.

Gjatë diskutimit në Komisionin e Sigurisë të pr.ligjit për Policinë Ushtarake, Salianji u shpreh “Përpara komisionit të Sigurisë duhet të flisni si Ministër Mbrotjje dhe jo si edukatore. Thatë që nuk ia vlen të kemi helikopterë sepse kanë kosto të lartë, unë kam një pyetje: kur kanë kosto dhe sa është kosto për 1 orë fluturimi? A ja vlen të ketë një charter personal kryeministri me salltanete dhe dhoma gjumi, që nuk i sjellin ndonjë dobi qytetarëve. Charterat kushtojnë miliona euro në vit. Nëse thoni se heliikopteri ka kosto, edhe minstri ka kosto, pse na duhet? Ju si ministër keni dijeni sa helikopterë kemi sot funksionalë që ngrihen në ajër? Thatë mos u tallni me ushtarët, është tallje me qeverinë. i përdorni ushtarët si punonjës emergjencash me lopata dhe gjethe pemësh. Ju nuk mund të flisni vetëm për Forcat e Armatosura, por edhe për Emergjencat Civile. Ju duhet të kërkoni ndihmë. A keni nevojë për më shumë emergjenca civile?”.

Lidhur me charterin e kryeministrit, Ministri Peleshi deklaroi se “Pyetja për charterin është retorike, nuk ka lidhje. I bie që ne të bënim investime publike vetëm kur të mos kishte asnjë person me ndihmë ekonomike. Charteri ka lidhje me dinjitetin e një shteti. Helikopterët janë diçka tjetër. Kjo nuk është pyetje për mua, mund ta adresoni ku të doni”.