Egnatia News rikthen shqetësimin në fshatin Godolesh të Elbasanit për mungesën e koshave të plehrave. Pak muaj më parë Egnatia News risolli pamje mbetjesh se jo vetëm ishin përhapur në tërë zonën duke ndotur ambjentin, por gjithashtu banorët kishin nisur edhe ti digjnin.

Inspektoriati Mjedisit i Bashkisë së Elbasanit, është shprehur për Egnatia News se pengesë për të dërguar koshat e mbetjeve në fshatin Godolesh është rruga e cila është tepër e ngushtë për mjetet e pastrimit, por brënda muajit Maj situata do të merrte një zgjidhje, ku banorët e fshatit Godolesh do të pajiseshin në lagjet e tyre me koshat e plehrave.

Kanë kaluar më shumë se 2 muaj nga intervista e fundit dhe ende fshati Godolesh ka mungesë të theksuar të koshave të plehrave. Situata ka agravuar akoma dhe më shumë pasi sasia e madhe e mbetjeve është shtuar akoma dhe më shumë. Banorët teksa kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme pasi situata ka agravuar, shprehen se koshat e premtuar nga Bashkia Elbasan ende nuk kanë mbërritur.

Të mos harrojmë që Bashkia Elbasanit ka ndërmarrë nisma të shumta në fshatra përreth Elbasanit për pastrimin e kanalizimeve, dhe të kanalit vaditës, por koshat e plehrave të premtuar ne fshatin Godolesh ende nuk kanë mbërritur.