Kryeplaku i fshatit Grykë Lumi në Lezhë, i cili u arrestua dy ditë më parë në kuadër të operacioni “Tjetërsimi i Lagunës”, do të hetohet me masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Pjetër Luka u njoh këtë të premte me rivlersimin e kushteve të masësa së sigurisë të dhënë në mungesë ndaj tij, ndërsa për shkak të bojkotit asnjëri nga dy avokatet e të akuzuarit nuk ishin të pranishëm në seancën gjyqësorë të zhvilluar më dyer të mbyllura.
Në këto kushte gjykata për shkak të moshës, problemeve shëndetësore dhe mungesës së mbrojtësve ligjor vendosi një masë më të butë ndaj 62-vjeçarit Luka, duke marrë si shembull dhe çështjen Balliu kundër Shqipërisë të zhvilluar në vitin 2005 në Gjykatën e Strasburgut pa praninë e avokatwve.
Pjeter Luka u arrestua të mërkurën nga Policia, pasi ndaj tij ishte lëshuar urdhër ndalimi nga prokuroria me miratim të Gjykatës së Lezhës për veprën penale “Falsifikimi Dokumenteve”.
Ky shtetas, dyshohet se në periudha të ndryshme kohore, ka përpiluar dhe lëshuar dokumente të falsifikuara, me qëllim tjetërsimin e kësaj prone, në favor të të tretëve.