Një kufomë e dekompozuar është gjetur në Lezhë, në vendin e quajtur “Mali i Tyrbes”. Sipas policisë, kufoma i përket 63-vjeçares me iniciale A.Gj, e cila ishte ishte e shpallur e humbur më datë 25 të muajit shkurt.Më herët kishte qenë bashkëshorti i saj shtetasi Ll.Gj, i cili kishte bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Lezhë, për largimin e saj nga banesa. Menjëherë policia ka ndërprerë kërkimet për gjetjen e saj, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e vdekjes

Njoftimi i policisë/ Lezhë Më datë 18.03.2021, në vendin e quajtur “Mali i Tyrbes”, Lezhë, është gjetur një kufomë e dekompozuar, e parregullt nga ana strukturore.

Nga verifikimet e kryera nga ana e Policisë ka rezultuar se trupi i përket shtetases A. Gj., 63 vjeçe, banuese në Lezhë.

Kjo shtetase ishte shpallur e humbur, pasi më datë 25.02.2021, bashkëshorti i saj, shtetasi Ll. Gj. ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Lezhë, për largimin e saj nga banesa

Shërbimet e Policisë Lezhë, pas marrjes së kallëzimit, kanë vijuar në mënyrë të pandërprerë kërkimet për gjetjen e saj. Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të vdekjes.