Një shpërndarës i drogave të forta u arrestua në Rrugën e Kavajës në Tiranës. 34-vjeçari F.G me banim në Tiranë e kishte ndarëe drogën në doza të forta dhe prieste klientin e radhës në momentin kur u arrestua nga Komisariati nr. 2.
Oficerët, që kishin marrë informacion më parë për aktivitetin e tij nga burimet tyre se ky person zotëronte dhe shpërndante heroinë, u organizuan dhe e zbuluan në Rrugën e Kavajës, ku dhe i vunë prangat.
Gjatë kontrollit trupor, F.G iu gjetën dhe iu sekuestrua, heroinë e ndarë në doza gati për shitje.
Ai vetë, pasi e siguronte lëndën narkotike, e ndante atë në pjesë të vogla për ta shitur.