Marina ruse raportohet të ketë hedhur në erë një nga anijet e saj në Detin e Zi pranë qytetit jugor të pushtuar, Mariupol. Sipas raportimeve në Telegram, një mjet lundrues është përfshirë nga flakët pasi u godit nga një minë detare ruse.
Mësohet se ekuipazhi i flotës së Detit të Zi D-106 i mbijetoi incidentit.
“Afër Mariupolit, një mjet zbarkues i Flotës së Detit të Zi D-106 hasi në një minë detare,” thuhet ne postimet e bëra.