Duket se ke pasur një vit të suksesshëm në karrierë, si ka qenë për Orin ky sezon?
Një super sezon si gjithmonë. Wake Up dhe Pushime On Top janë dashuritë e mëdha që kam në Top Channel por në këtë sezon kulmoi produksioni që u realizua për 20 vjetorin, Endërrtjerrësit. Një emision nostalgjik dhe shumë emocionues ku të gjithë kujtuam dashurinë dhe lidhjen e ngushtë 20 vjeçare që kemi patur me ekranin më të dashur të shqiptarëve nga dita e parë e transmetimit Live e ider më sot. Për mua të isha mikpritsja në shtëpinë prej xhami ku të gjithë Ënderrtjerrësit kujtuan dhe treguan sfidat e tyre në 20 vite ishte absolutisht privilegj dhe krenari. U ndjeva e nderuar.
Nga mëngjesi tashmë bëheni gati për Pushime on Top, çfarë do të sjellë ndryshe ky sezon?
Tani jemi në punë intensive pasi të hënën, më 4 korrik nis Pushime on top sezoni 5-të dhe kemi nje intervistë ekslusive nga politika. Do të kemi dhe këtë vit shumë destinacione ekskluzive, guida të reja si dhe personazhe me histori emocionuese. Për herë të parë Pushime On Top del këtë sezon jashtë kufijve shqiptar me disa destinacione nga një shtet tjetër .
“Pushimet on Top”, një program sa impenjativ aq edhe ‘funny’. I parë nga brenda, si do ta përshkruante Ori?
Shumë punë, shumë lodhje dhe shuuumë kreativitet. Një staf fantastik që punon me shumë dashuri për produksionin më të veshtirë në stil reportazhesh të realizuar ndonjëherë kjo për shkak të faktit që ne duam që cdo ditë nga e hëna ne të premte të kemi më të mirën e të mirës në transmetim për publikun që na ndjek me shumë fanatizëm prej katër vitesh tashmë dhe gati për 5vjetorin që e bën këtë sezon një festë thuajse cdo ditë.
Ndërkohë në media po përflitet se do të jeni moderatorja e re e Përputhen, ka diçka konkrete?
Kjo verë është shumë intensive për mua dhe fokusi mbetet Pushime On Top. Nje gjë është e sigurtë që sezoni i ri në Top Chennel do të ketë shumë risi dhe ndryshime dhe për mua.
Ori në një format ‘dating’, çfarë do të sillnit ndryshe në “Përputhen”?
A këtë s’di të ta them hic. Unë as në ‘dates’ që kam dalë vetë skam shkëlqyer.
Duket si një format që shumëfishon famën, çfarë do t’i merrte Ori kësaj eksperience?
Fama për mua është e mjaftë në dashurinë që ndjej nga publiku cdo ditë për gjithë këto vite në ekran në të gjitha emisionet që kam realizuar. Jam e bekuar për këtë.
Duket se keni provuar të bëni shumëçka në ekran, keni një format përzemër që do të donit të drejtonit?
Një format komplet në stilin tim që mendoj se sdo vonojë për ta patur në ekran.
Ori si një ndër personazhet më hermetike sa i përket jetës private, përse kjo zgjedhje?
Sepse jeta private është dhe duhet të jetë private. (thashë që nuk kam shkëlqyer në date-s) Unë dua që publiku të më njohë dhe të më dojë apo gjykojë për punën time profesionale, nuk kam dashur kurrë të bëhem e famshme apo të njihem nga lajmet rozë apo portalet si Ori e atij apo e këtij. Jam thjeshtë unë, vajza që punon në ekranin e Top-it.
Ndërkohë pak kohë më parë në media u publikuan edhe fotot tuaja me Dean Çelajn, cili është raporti juaj?
Një mik shumë i mirë që e kam njohur në sajë të punës dhe profesionalizmit të tij në disa projekte. Kemi miq të përbashkët e kjo na bën të ndajmë dhe kohë bashkë.
Si do t’i përgjigjeshit të gjitha zërave që janë shprehur se ju dhe Deani jeni në një lidhje dashurie?
Puna në media më ka bërë të jem indiferente ndaj këtyre lajmeve. Mendoj që për një vajzë beqare sado me një status publik në media, mirë është të ketë pak më pak nga këto aludimet dhe më shumë lajme që i vlejnë dhe vetë publikut.
Ndërkohë mund ta quani të mbyllur kapitullin tuaj me politikën?
Nuk mendoj se do të ndodhë ndonjëherë pasi marrëdhënia ime me politikën është një vokacion që nuk buron nga partitë por nga dëshira për të dhënë kontribut që gjërat në vendin tonë të jenë më të mira dhe të ketë zhvillim. Për mua dhe media dhe politika janë një mision që nuk ka as kohë dhe as moshë.
Një natyrë solare si e juaja sa do të çedonte në një botë të egër, që transformon edhe femrat në politikë?
Mendoj që transformimi është individual dhe subjektiv. Çdo punë apo çdo detyrë që merr përsipër ose të besojnë për ta bëre kërkon etikën dhe transformim profesional sipas rastit.
Si një personazh i orientuar djathtas politikisht, ke pasur batuta apo biseda pikante me palën ‘kundërshtar’ kur iu është dashur ti intervistoni?
Asnjëherë, pasi kushdo ka zgjedhur apo ka pranuar të jetë në ndonjë nga formatet televizive që unë drejtoj e ka ditur sa të shenjtë e kam unë profesionalizmin. Ori gazetare dhe Ori me bindjet e saj nuk kanë qenë kurrë pengesë ndaj njëra tjetrës. Kam raporte shumë të mira profesionalisht me të gjithë të ftuarit edhe kur janë aktore politike.
Cilën do të përmendi si pikën kulmore të karrierës suaj këtë vit?
Padiskutim Ëndërrtjerrësit. Një format që dhe mua më bëri të nxjerr në pah për publikun një anë tjetër timen. E shijova shumë dhe isha e lumtur që me zgjodhën mua.