Një vatër e madhe zjarri ka shpërthyer në periferi të Romës, bëjnë me dije mediat italiane.
Zjarri ka shpërthyer në Casalotti, ku javën e parë flakët shkrumbuan një kamp veror për fëmijë. Ndërsa ditën e sotme flakët kanë përfshirë qendrën sportive Vis Aurelia. Fatmirësisht dhjetra fëmijë që ndodheshin aty janë evakuuar në kohë.
Në orën 14:00 një tjetër vatër zjarri shpërtheu në parkun “Pineto” në rrugën “Pineta Sacchetti”.
Në vendngjarje kanë mbërritur dhjetra ambulanca, zjarrfikëse si dhe ekipet e emergjencave civile. Ekziston frika se zjarri mund t’i afrohet banesave, ndaj është kryer evakuuimi i qindra rezidentëve.