Ishte në ajër, dhe tashmë është zyrtare. Paris Saint-Germain ka zyrtarizuar përmes një postimi në faqen zyrtare largimin e Mauricio Pochettino nga posti i trajnerit të klubit francez. Një përfundim që dukej i pashmangshëm dhe i përforcuar nga ardhja e fundit e Luis Campos si këshilltar sportiv i kampionëve në fuqi të Francës, pas përfundimit të aventurës për ish-drejtorin sportiv Leonardo.
“Paris Saint-Germain konfirmon se i ka dhënë fund bashkëpunimit me Mauricio Pochettino. Trajneri argjentinas dhe stafi i tij iu bashkuan klubit kryeqytetas në janar 2021. Ish-kapiteni i parisenëve zhvilloi 84 ndeshje në stolin klubit tonë me një rekord prej 55 fitoresh, 15 barazime dhe 14 humbje në të gjitha kompeticionet. Nën udhëheqjen e tij, Paris Saint-Germain fitoi Trofeun e Kampionëve 2020, Kupën e Francës 2021 si dhe titullin e 10-të të kampionatit francez në historinë e tij, prillin e kaluar. Klubi dëshiron të falënderojë Mauricio Pochettino dhe stafin e tij për punën dhe u uron atyre më të mirat në të ardhmen” , saktësohet në komunikatën e publikuar nga Paris SG.
Pochettino, një dështim për të harruar
Tekniku 50-vjeçar argjentinas largohet kështu nga “Parc des Princes” vetëm një vit e gjysmë pas mbërritjes, më 2 janar 2021. Edhe pse aventura e tij nisi me një sukses kundër Marsejës (2-1) në Trofeun e Kampionëve 2020 (i shtyrë për shkak të pandemisë Covid-19), gjashtë muajt e tij të parë do të mbeten zhgënjyes. Pavarësisht një fitoreje në Coupe de France në ndaj Monaco-s (2-0), Mauricio Pochettino pa Christophe Galtier dhe Lille të kryesojnë në Ligue 1, teksau eliminuan nga Manchester City i Pep Guardiolës në gjysmëfinalet e Champions League.
Sezonin e kaluar, në 2021-2022, PSG sigurisht e ka rikuperuar fronin e saj në kampionatin francez, por, pavarësisht merkatos së madhe të kryer nga drejtuesit parisien (Messi, Ramos, Donnarumma, Hakimi, Wijnaldum), PSG është ndalur në 1/ 8 në skenën europiane, edhe faji i një Karim Benzema shumë të madh me Real Madridin. Për të mos përmendur dështimet në Kupën e Francës (eliminimi në 1/16 kundër Nice), si dhe gjatë Trofeut të Kampionëvve 2021 (0-1 kundër LOSC).
Luis Campos dhe Nasser-Al-Khelaifi kanë vendosur të vënë bast tek Christophe Galtier për të marrë kontrollin e klubit të PSG-së. I takon ish-trajnerit të ASSE, LOSC dhe OGC Nice që ta kthejë Parisin në rrugën e duhur