Mbledhja e Këshillit Vendor të Sigurisë Publike Elbasan.
Drejtuesi i Prokurorisë Z.Kreshnik Ajazi mori pjesë në mbledhjen e KVSP të zhvilluar në Elbasan. Në këtë takim morën pjesë edhe deputetë të Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare të drejtuar nga Z.Nasip Naço si dhe deputetë të qarkut Elbasan.
Pjesëmarrës ishin edhe anëtarët e tjerë të KVSP si Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Z.Gledian Llatja, Drejtori i DVP Elbasan Z.Ardian Çipa, Rektori i Universitetit “A.Xhuvani” prof.Skënder Topi, drejtues të institucioneve të tjera vendore dhe përfaqësues të jetës publike, intelektuale, organizatave jo-fitimprurëse etj. Nuk mungoi as këtë herë asistenca dhe bashkëpunimi i afërt nga IDM dhe Z.Sotiraq Hroni.
Në këtë takim u bë një përmbledhje e punës dhe veprimtarisë gjatë këtij viti të KVSP të Bashkisë Elbasan. Drejtuesi i Prokurorisë së Rrethit Elbasan theksoi rëndësinë e KVSP jo vetëm si një instrument me anë të së cilit mund të merret perceptimi i publikut mbi performancën e institucioneve të sigurisë në Elbasan, por edhe si një mekanizëm përmes së cilit mund të përcillen shqetësimet reale të publikut mbi fenomene të caktuara kriminale.
Nga të pranishmit dhe të ftuarit u theksua se veprimtaria e KVSP Elbasan është një model i suksesshëm, shëmbulli i së cilit duhet ndjekur edhe nga bashki të tjera të vendit. Z.Naço në emër të Komisioni të Sigurisë Kombëtare garantoi mbështetjen për KVSP Elbasan si dhe kërkoi koordinimin për zhvillimin e takimi më të zgjeruar në të ardhmen.