Makina e një shqiptari të Kosovës është shkrumbuar e gjitha pasditen e kësaj të marte në ngjitje të Llogarasë, në Vlorë. Siç shihet dhe nga pamjet, mjeti në dukje një Mercedes, është djegur brenda pak minutash.

Kalimtarët e rastit kanë ndaluar për të dhënë ndihmë por flakët kanë qenë të mëdha, shkruan newsbomb.al. Edhe Policia e Vlorës ka dhënë njoftim për rastin, duke theksuar se mjeti është djegur si pasojë e një defekti teknik.

Sot, rreth orës 17:15, në Llogara, një automjet me drejtues shtetasin K. D, banues në Prishtinë, ka marr flakë, në ecje, dyshohet aksidentalisht si pasojë e një difekti teknik, ku ka vetëm deme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftim.