Bypassi i Vlorës do të jetë i kalueshëm për automjetet në të 28.8 km e tij nga pasditja e të enjtes.
Televizioni Klan ka mësuar se ceremonia e inagurimit për hapjen e këtij aksi që lehtëson ndjeshëm trafikun drejt bregdetit të jugut do të zhvillohet në orën 19 të ditës së enjte ku i pranishëm do të jete dhe kryeministri Rama.
E gjithë gjatësia e Bypassit të Vlorës mund të përshkohet në vetëm 30 minuta duke anashkaluar trafikun e qytetit, i cili në zonën e Lungo Mares gjatë 3 muajve të verës bëhet kaotik. Në çdo 1.5 kilometër të këtij aksi ka një vendpushim panoramik për të shijuar bukurinë e bregdetit të Vlorës.
Përfundimi i punimeve në këtë aks, do të plotësohet me rrugën Orikum – Dukat dhe më pas me tunelin e Llogarasë, investime që janë në proces.