Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka, ka paralajmëruar sot se kushdo që do të tentojë të provokojë apo shantazhojë protestuesit, të cilët nesër janë thirrur në Tiranë nga Sali Berisha, do të mbajë përgjegjësi.
I ftuar në emisionin “Pikat mbi i”, Noka tha se ka informacione se po bllokohen qytetarët që të vijnë në Tiranë për t’iu bashkuar protestës. Ai i bëri një thirrje të fortë drejtuesve të Policisë dhe ministrit të Brendshëm, që të mos pengojnë qytetarët, pasi do të mbajnë përgjegjësi.
Ka informacione se po bllokohen qytetarët për të ardhur në Tiranë. I bëj thirrje drejtorit të policisë dhe ministrit që në mënyrë absolute të lejojnë qytetarët të vijnë, të bëjnë detyrën përballë ligjit dhe jo përballë regjimit. Ne monitorojmë, ne do të ndjekim nga afër çdo gjë.
Çdokush që do të bëjë qoftë edhe përpjekjen më të vogël për të provokuar, do të mbajë përgjegjësi. Që do të thotë, çdokush që do të përpiqet të pengojë, të frenojë e shantazhojë protestuesit, do të ketë përgjigjen e PD dhe të Fondit për Shpëtimin e Shqipërisë”, u shpreh Flamur Noka.