Dëme të konsiderueshme raportohen në disa zona të Dibrës ku stuhia e breshërit ka shkatërruar produktet bujqësore të fermerëve.
Deputeti i zonës, Xhelal Mziu thotë se fusha të mbjella me grurë, pemë si qershi, kumbulla si dhe toka të mbjella me domate dhe speca janë dëmtuar nga breshëri.
Fermerët e Dibres ankohen, pse diferencohen nga ato të Korçës, etj që pak ditë më parë ju premtua nga qeveria kompensimi i dëmeve të breshërit?! Pse ky dallim e diskriminim politik dhe krahinor nga Rilindja?!
Banorët theksojnë se,
Shpresojnë që nesër të shkojnë në terren strukturat përgjegjëse për evidentimin e dëmeve dhe kompensimin e fermerëve.
Thuajse të gjitha kulturat bujqësore grurë, misër, pemtari, vreshta, perime i ka dëmtuar mbi 90 % të sipërfaqes në fshatrat Shumbat,Trojak, Palama, Dypjak të njësisë administrative Sllovë dhe Blliqe, Rrenx të njësisë administrative Fushë Çidhën”, shkruan Mziu në rrjetet sociale.