Aktivistja Eliona Shkreli deklaroi nga protesta para kryeministrisë se sot Shqipëria kthehet në duart e qytetarëve. Ajo tregoi se ka ardhur nga Shkodra dhe proteston kundër rritjes së çmimeve dhe për të ardhmen e fëmijëve.
Ndër të tjera ajo theksoi se duhet të marrim në dorë fatin e vendit tonë, pasi kjo qeveri e korruptuar nuk ka asnjë të drejtë pasi për 9 vite shkatërroi vendin.
Sot, Shqipëria kthehet në duart tona. Kam ardhur nga Shkodra të protestoj për çmimet e larta, për rritjen e çmimit të naftës, për të ardhmen e fëmijëve të mi. kam ardhur të protestoj për braktisjen e vendit.
Të rinjtë nuk gjejnë shpresë këtu, por e shikojnë në dyert e botës. Unë dua që fëmijët e mi të rriten dhe të shkollohen këtu. Shqiptarë, të bashkohemi të gjithë së bashku, jo vetëm ne që jemi këtu.
Shqipëria ka nevojë për të gjithë ne. Ne duhet të marrim në dorë fatin e Shqipërisë. Fatin tonë dhe të familjeve tona. Kjo qeveri nuk ka të drejtë më, për 9 vite shkatërroi vendin tonë. Tashmë vendin do ta marrim ne.”-tha Shkreli.