Deputeti i PD, Belind Këllici tha se Rama po mban peng Partinë Socialiste me paratë e inceneratorëve.
Në fjalën e tij ne proteste, Kellici u shpreh se Shqipërinë e vërtetë sot e kemi para syve, duke iu referuar aferës se inceneratoreve.
“Nuk ka fare komitet ekspertësh dhe as bord çmimesh, janë këta të dy, që kanë blerë PS me paratë e lejeve të ndërtimit dhe po e mbajnë peng me paratë e inceneratorëve.
Çdo ditë ikin specialistë, Shqipëria e vërtetë ka aromën e varfërisë. Pensionet dhe ndihmat nuk dalin për ushqime bazike. Imagjinoni me çfarë luftë përballet një i papunë në Shqipëri.
Fermerët hedhin prodhimet dhe kostoja i ka marrë atyre dinjitetin.
Ne e kemi shembullin para syve tanë prej ditësh. Shqipëria e vërtetë është ajo e asaj zonjës 90 vjecare ne azil që nuk ka kush kujdeset dhe nuk kursen dot 600 mijë lekë.
Shqipëria që do Rama janë ata ministra që kanë ato 30 mln dollarët që figurojnë në emër të asaj 90 vjecare dhe nuk di asgjë,
Për të cilat ajo nuk di asgjë. Shqipërinë mund ta shpëtomë vetëm ne, ju qe jeni këtu dhe shumë të tjerë që do na bashkohen
Kjo është një çështje që i përket
them cdo socialisti të ndershëm, ku e shihni ndershmërinë te Rama? Tek asfaltet, tek inceneratoreve apo tek përgjimet e bild.
Shqipëria nuk është e varfër, e ka varfëruar ky. E ka vjedhur cep më cep. I pangopur me parë tuaja, me taksat dhe djersën tuaj. Kurrë mos thoni më ç’më duhet mua”, tha Kellici.