Një 44-vjeçar shqiptar është qëlluar me thikë nga dy persona të paidentifikuar në Greqi. Ngjarja ndodhi në orën 1 pas mesnate të së premtes në një kafene në qendër të Selanikut.
Sipas raportimit të medieve greke, dy persona të maskuar kanë hyrë në lokal, ku kanë plagosur me thikë në këmbë 44-vjeçarin me origjinë shqiptare.
Menjëherë pas plagosjes së shqiptarit, autorët janë larguar nga vendngjarja, ndërsa 44 vjeçari është dërguar në spital për ndihmën e parë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet, si dhe ka shpalllur në kërkim autorët e sulmit.