Identifikohet punonjësi i policisë që kreu vetëvrasje në Delvinë.
Eduart Beqiri, 54 vjeç, qëlloi veten me armën e shërbimit në banesën e tij.
Ai ishte me detyrë trupë shërbimi sigurimi objekti dhe informacioni në Komisariatin e Policisë Delvinë. Nuk dihen motivet që e shtynë efektivin e policisë drejt aktit ekstrem.
Njoftimi
Delvinë/Informacion paraprak
Më datë 08.07.2022, rreth orës 21:00, në Delvinë, dyshohet se është vetëvrarë me armën e shërbimit në banesën e tij, shtetasi E. B., 54 vjeç, me detyrë trupë shërbimi sigurim objekti dhe informacioni në Komisariatin e Policisë Delvinë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.