Kryeministri i Sri Lankës njoftoi dorëheqjen e tij të shtunën, ndërsa mijëra protestues zbritën në kryeqytetin e vendit, duke sulmuar barrikadat e policisë dhe duke pushtuar pallatin presidencial.
Ranil Wickremesinghe, i cili është gjithashtu ministër i financave i vendit, shkroi në Twitter për të thënë se po tërhiqej për t’i hapur rrugë një qeverie gjithëpartiake që të merrte vendin në vazhdën e protestave për inflacionin e shfrenuar dhe mungesën e karburantit dhe ushqimit.
“Për të garantuar vazhdimësinë e qeverisë duke përfshirë sigurinë e të gjithë qytetarëve, unë pranoj rekomandimin më të mirë të liderëve të partisë sot, për t’i hapur rrugë një Qeverie Gjithpartiake”, shkroi ai në Tëitter. “Për ta lehtësuar këtë unë do të jap dorëheqjen si kryeministër”.
Më herët gjatë ditës, mijëra protestues thyen barrierat e policisë dhe sulmuan rezidencën zyrtare të presidentit Gotabaya Rajapaksa në kryeqytetin tregtar të Colombo.