Zyrtarët britanikë kanë ngritur alarmin se kryeministri i dorëhequr Boris Johnson ka vendosur në rrezik sigurinë kombëtare pasi ka takuar oligarkun rus dhe ish-agjentin e KGB-së Alexander Lebedev.
Johnson mendohet se e ka takuar Lebedevin në kulmin e skandalit të helmimit në Salisbury kur ish-spiuni rus Sergei Skripal dhe vajza e tij Yulia u helmuan me Novichok në në mars të vitit 2018.
Sekretarja e brendshme, Yvette Cooper, e quajti takimin privat mes Boris Johnson i cili atëherë ishte sekretari i Jashtëm dhe Lebedevit si të “të paimagjinueshëm” duke pasur parasysh sulmin kimik që ndodhi në Britani.
Gjatë një paraqitjeje para Komitetit të Ndërlidhjes Johnson pranoi për herë të parë se kishte takuar privatisht oligarkun rus në prill të vitit 2018.
Ndërkaq, presioni është rritur mbi Boris Johnsonin që të shpjegonte natyrën e takimit. Cooper dhe nënkryetarja e Laburistëve Angela Rayner kanë kërkuar hetim për këtë çështje.