Nëndetësja më e gjatë në botë, e pajisur me raketa bërthamore i është bashkuar tashmë flotës ruse.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se nëndetësja K-329 Belgorod, iu dorëzua shërbimit detar rus gjatë një ceremonie në kantierin e anijeve Sevmash në Severodvisnk, ditën e premte.
Rusët pretendojnë se nëndetësa Belgorod është e pajisur me teknologjinë e fundit për kryerjen e ekspeditave dhe kërkimeve shkencore në zonat më të largëta të oqeaneve të botës.
Por në realitet, nëndetësja është e pajisur me një sistem masiv armësh nënujore që mund të shkatërrojnë objektiva nga mijëra kilometra larg.
Nëndetësja, jo vetëm që mban disa raketa bërthamore me reze të gjatë, por edhe karburanti i raketave si dhe motorët e nëndetëses funksionojnë me energji bërthamore.
Kjo nëndetëse gjithashtu mban 6 raketa të tipit 2M39 Status-6, të quajtura “Poseidon”. Në një fjalim të “zjarrtë” gjatë vitit 2019, presidenti rus Vladimir Putin tha se raketat “Poseidon” janë të afta të qëllojnë me pak ose pa paralajmërim objektiva si baza detare.
Këto raketa jo vetëm që do të shkatërronin bazat të cilat mund të godasin, por do të shkaktonin edhe një kontaminim bërthamor pas shpërthimit