Një video tronditëse është publikuar në media ku një vajzë e mitur nga Korça ka dalë para një makine.
Shoferi tregon se vajza ka kërkuar që ai ta shtypte, ndërkaq bën të ditur se e gjitha kjo ishte për shkak se ishte ndarë nga i dashuri, që dyshohet se është i riu që vjen e merr prej krahu.Në një moment ajo dëgjohet teksa i thotë atij “Faleminderit”.
Më pas shtrihet në tokë dhe fillon të qajë me të madhe. Nga ana tjetër dëgjohen disa të shara që nuk dihet se nga kush vijnë.Shoferi shprehet se ishte fat që nuk ishte me shumë shpejtësi dhe ka shmangur një ngjarje tragjike.