Një mjek u sulmua në një spital në Palermo.
Salvatore Petta, një gastroenterolog në Poliklinikë u rrah egërsisht nga dy burra që i shkaktuan fraktura në trup.
Mjeku përfundoi në spital i shtruar për 40 ditë.
Sulmi ndodhi ditën e djeshme, kur një grua kërkoi të hynte në pavion jashtë orarit për të parë vajzën e shtruar në spital.
E përballur me refuzimin e mjekëve, gruaja u kthye e shoqëruar me vëllain dhe bashkëshortin e saj, të cilët filluan të rrihnin mjekun me shqelma dhe grushte