Ditën e sotme moti parashikohet i kthjellët dhe me plot orë me diell.
Megjithatë nga orët e mesditës deri ato të pasdites priten edhe vranësira të pakta deri mesatare kalimtare dhe kryesisht përgjatë relieveve kodrinore – malore në lindje të territorit.
Vranësirat në relievet e larta malore të vendit do të shoqërohen me shi të izoluar dhe të dobët.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut dhe deri ditën e Enjte përgjatë vijës bregdetare dhe lugina relativisht intensive dhe shpejtësi deri në 6-10m/s. Itensiteti i erës bie. Drejtimi mbetet përsëri nga kuadrati i veriut por shpejtësi mesatare 1-3m/s dhe në bregdet e lugina me rrahje deri në 4-6m/s.