Ish-kryeministri Sali Berisha, ka përgëzuar Parlamentin e Maqedonë së Veriut për miratimin e propozimit francez.
Berisha e konsideron “një vendim të guximshëm dhe historik, me të cilin vendi fqinj zhbllokoi hapjen e negociatave me BE për Shqipërine dhe Maqedoninë e Veriut”.
Ish-kryeministri granaton Bashkimin Europian “se PD do mbështesë, dhe, nesër në pushtet, do të marrë e miratojë çdo ligj, akt e vendim për plotësimin, kapitull për kapitull, e kërkesave të negociatave me BE, dhe për të bërë realitet anëtarësimin e Shqipërisë në BE, si të ardhmen më të shkëlqyer për Shqipërinë dhe shqiptarët.”
Reagimi i plote
Partia Demokratike e Shqipërisë përgëzon Parlamentin e Maqedonë së Veriut dhe përshëndet vendimin e guximshëm dhe historik që mori sot, me të cilin zhbllokoi hapjen e negociatave me BE për të dy vendet tona.