Ditën e sotme është nënshkruar protokolli midis Ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë Veriut dhe Bullgarisë, Bujar Osmani dhe Teodora Gençovska që parasheh procedurat dhe dinamikën e kapërcimit të dallimeve mes tyre, që janë pjesë e propozimit francez.

Në lidhje me këtë nënshkrim ka reaguar edhe komisionieri për Zgjerim në Bashkimin Europian, Oliver Varhelyi.

Përmes një postimi në “Twitter”, Varhelyi ka përshëndetur Protokollin Bilaterial, duke thënë se kjo i hap rrugën Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për të hapur negociatat drejt anëtarësimit në BE.

“Përshëndes Protokollin Bilateral të nënshkruar midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Kjo i hap rrugën #CZPRES për të mbledhur Konferencën e parë ndërqeveritare për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për të hapur negociatat e anëtarësimit me BE-në. Evropa ecën përpara!”, shkruan komisioneri i BE.