Disa i dashurojnë, të tjerë i urrejnë, por biçikletat elektronike ose te njohura ndryshe si monopatina duken se janë mjeti lëvizës, jo vetëm më në modë, por edhe më pak i kushtueshëm i momentit.
Per shume njerez ato Janë mjete që të zgjidhin punë në një qytet me trafik të rënduar pasi nuk Kane nevojë për karburant, çmimet e të cilit bëhen lajm sa herë thyejnë rekorde këto muaj.Edhe pse në Shqipëri kanë hyrë me vonesë, në Europë tregu i monopatinave, ka lulëzuar prej vitesh, duke u shndërruar në një mjet popullor, kryesisht në zonat urbane e sidomos mes të rinjve. Edhe ne Elbasan duket se tashme eshte kthyer ne trend perdorimi dhe ngarja e nje monopatine. Shpeshhere janë kthyer në burim aksidentesh. Kjo pasi drejtuesit e monopatinave elektrike duket se nuk i binden asnjë lloj sinjalistike qarkullimi.
Qytetaret Elbasanas shprehen per Egnatia News se se rrezikshmeria ne perdorim i tyre eshte i larte dhe fajtore ne njeren ane bejne prinderit e me pas individet te cilet ia japin ne perdorim femijeve.
Sinkrone
Në ndryshimet e fundit në kodin rrugor përmenden si mjete që lejohen të qarkullojnë në vend, shpejtësia me të cilën mund të lëvizin dhe përmasat.Ekspertët thonë se duhet t’i nënshtrohen një testi për njohuritë, por për qarkullimin e tyre nuk nevojitet asnjë patentë.