Ish-ministri Shëndetësisë Ilir Beqja vijon prej rreth katër orësh të jetë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion.
Mësohet se Beqja është i fundit në radhë në listën e personave që do të merren në pyetje në lidhje me koncesionin e sterilizimit të ndërmarrë në kohën që ai ishte në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.
Pak ditë më parë në lidhje me këtë çështje në SPAK dëshmoi Klodian Rrjepaj ish-vartësi i tij, i cili ka mbajtur postin e ish-zv-ministrit të Shëndetësisë në kohën kur ky dikaster drejtohej nga Beqja.
Cështja është drejt finalizimit dhe SPAK pritet të presë fletëarrestet për personat që kanë abuzuar me tenderat. Procedura për sterilizimin e seteve kirurgjikale është dosja e parë e SPAK edhe është nën hetim prej 3 vitesh.
Kallëzimi u bë nga përfaqësues të Nismës Thurje, të cilët kanë denoncuar penalisht zyrtarët e përfshirë në dhënien me koncesion të procesit të sterilizimit. Ata kanë kërkuar hetimin e zyrtarëve duke nisur nga ishministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, të cilët sipas tyre kanë abuzuar me buxhetin e shtetit.