PD PARAQET DOKUMENTA DHE FATURA PËR RRITJEN E TAKSAVE VENDORE NË ELBASAN

Ka vijuar në distancë replika mes Partisë Demokratike dega Elbasan dhe bashkisë për rritjen e taksave vendore. Në reagimin e sotëm nga selia blu sekretari organizativ i kësaj force Ledian Muzhaqi kërkoi nga pushteti lokal të mos mashtrojë qytetarët duke u fshehur si “struci” por të pranojë se janë e vetmja bashki në Shqipëri që në
kohë krize ekonomike rrit kostot e qytetarëve përmes taksave që i vjel përmes
faturave të ujit.

Sinkron: Ledian Muzhaqi- Sekretar Organizativ i PD
Sekretari i selisë blu me dokumenta në dorë hedh poshtë pretendimin e bashkisë Elbasan, e cila në kundërpërgjigjen e pak ditëve më parë deklaroi se rritja e taksave dhe tarifave ka ardhur si pasojë e mosmbledhjes së tarifës së pastrimit në 6 mujorin e parë të vitit 2022 dhe se kjo rritje do të jetë e përkohshme deri në mbledhjen e tarifave të prapambetura. Sipas Muzhaqit kjo është një gënjeshtër e madhe.

Sinkron: Ledian Muzhaqi- Sekretar Organizativ i PD
Në vijim Partia Demokratike dega Elbasan i bën thirrje bashkisë të heq dorë nga rritja e taksave vendore të cilat sipas saj kapin shifrat 45 % edhe pse kjo gjë mohohet me forcë nga institucioni vendor.