Në 6 muajt e parë të këtij viti, në të gjithë vendin kanë ndodhur në total 581 aksidente rrugore që kanë shkaktuar 89 viktima dhe 770 qytetarë të lënduar.
Referuar statistikave të Drejtorisë së Transportit Rrugor, numri i aksidenteve dhe i viktimave krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë është më i ulët. Ka patur 16 jetë të humbura më pak se 6 mujori i vitit të shkuar, thënë ndryshe 15% më pak viktima.
Nga Janari në Qershor i këtij viti janë shkaktuar 90 aksidente më pak se në 6-mujorin e parë të vitit të shkuar.
45% e qytetarëve të përfshirë në aksidente në zonat urbane janë këmbësorë. Sipas të dhënave, 31% e aksidenteve kanë ndodhur në zonat rurale dhe pjesa tjetër në autostradë apo dhe rrugë lokale. /abcnews.al