Të paktën 100 plumba u zbrazën në drejtim të Klevis (Klisman) Preçit dhe Ylli Brahimit mbrëmjen e së premtes në Milot, por mesa duket edhe kësaj radhe atentatorët nuk ia arritën dot qëllimit për Brahimin. Kurse 27-vjeçari Preçi ka mbërritur i pajetë në spital.
Biznesmeni 47-vjeçar Ylli Brahimi i shpëtoi një atentati në janar të 2021, ndërsa i riu Preçi i shpëtoi një atentati në maj të këtij viti.
ATENTATI NDAJ KLISMAN PREÇIT
Më 14 maj të këtij viti, Blerim Preçi u qëllua me armë rreth orës 20:00 teksa lëvizte me një makinë tip “ML” në të cilën ishte pasagjer edhe kushëriri i tij Klisman Preçi. 28-vjeçari Blerim Preçi, dyshohet se është ndjekur për disa kohë dhe autorët i dinin lëvizjet e tij.
Autorët të cilët lëviznin me një makinë “Audi” raportohet se i janë afruar makinë se të riut nga Miloti duke dalë paralel dhe më pas kanë hapur zjarr ndaj tij. Sapo ka dëgjuar të shtënat Blerim Preçi ka frenuar makinën dhe më pas është hedhur në lëvizje e sipër. Makina ka vijuar të ecë dhe ka dalë jashtë rruge pas disa metrash. /abc