Gjykata e Posaçme ka refuzuar kërkesën e ish-drejtuesit të Policisë, Leonard Palushi për ndryshim mase. Ai ndodhet prapa hekurave në masën arrest me burg. Palushi kërkoi zëvendësimin e masës në “arrest shtëpie”, për arsye familjare pasi priste të operohej njëri nga fëmijët e tij, por gjykata nuk pranoi kërkesën e të pandehurit i cili akuzohet nga SPAK për orientim të gabuar të hetimit duke shpërdoruar detyrën për vrasjen e Emiljano Ramazanit.

Leonard Palushi u arrestua në kuadër të një megaoperacioni nga SPAK, pas dëshmisë së Nuredin Dumanit.

Palushi bënte “lojë të dyfishtë” duke shitur informacion te grupet kriminale si dhe duke dekonspiruar kështu aksionet e nisura nga policia dhe prokuroria. Sipas SPAK dyshohet se Klevis Kapllanaj ka shfrytëzuar rastin të njihej me Manahasat dhe pasi u pagua nga Erjon Alibej, futi një armë pistolete TT, në servisin e familjes Manhasa që ndaj tyre të ngrihej gabimisht akuza për vrasje. Plan i mirëmenduar por që më pas për shkak te hetimit rezultoi se kishte mungesë provash për fajësinë e Manahasave në krim,  të cilët u liruan dhe morën pafajësinë nga SPAK.

Burime për ABC bënë më herët të ditur se Palushi ka dhënë informacionin paraprak, duke pretenduar që ka informacion (me vlerë), për një krim, por në fakt edhe pse ishte vetë në Elbasan, ai nuk shkoi për të verifikuar informacionin për gjetjen e një arme në afërsi të Peqinit.

Burime për ABC bënë të ditur se ish shefi i sektorit Leonard Palushi ka ndihmuar Erjon Alibeajn edhe në disa episode të tjera, fakte dhe prova këto të administruara në dosjen e SPAK të cilat nuk janë publikuar ende për arsye hetimore.

Kujtojmë se Leonard Palushi, është shkarkuar nga detyra në vitin 2017, me firmë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së asaj kohe, Haki Çako, nën dyshimet se ka neglizhuar luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve në zonën e Kurbinit.

Në vitin 2017, Policia e Shtetit pas kapjes së 200 kg drogë në Mat bëri me dije se ka përjashtuar nga radhët e saj disa punonjës të policisë.

Palushi, dëshmitar në vrasjen e kolegut të tij

Megjithatë nuk dihet se si ai arriti të rikthehet në detyrë pas shkarkimit. Një vit më parë, pas një aksioni antidrogë në Ishull-Lezhë, mbeti i vrarë efektivi i antidrogës, Saimir Hoxha, nga 21-vjeçari Aldi Rama.

Prezent në këtë ngjarje ka qenë edhe Leonard Palushi, i cili në dëshminë e tij ka thënë se ai bashkë me kolegun tjetër kanë përfunduar në kanal pasi ka ndodhur krimi.

Ai është shprehur se të tre efektivët i kanë dalë para makinës së Ramës, por ai nuk ka ndaluar, ka vrarë Hoxhën dhe më pas është larguar, duke hedhur dy të tjerët në kanal