Ilir Meta, në mbledhjen e parë të Komitetit Organizativ të Partisë së Lirisë, u ka bërë të ditura anëtarëve tre drejtimet në të cilat do të punohet në vijim. Ndërsa nuk e kurseu zhgënjimin që LSI u bë palë me Lulzim Bashën për djegien e mandateve, Meta, tha se tre drejtimet në të cilat Partia e Lirisë do të punojë tashmë janë revolucioni anti-korrupsion, organizimi i partisë duke u hapur dhe përgatitja për qeverisje.
“…Të gjithë kundër i pati, edhe ju për fat të keq se i dhatë besën Lulushin për të djegur mandatet. Në Partinë e re të Lirisë kemi përsëri shqiponjën se jemi popull luanësh, shqiponjash. Do të punojmë në tre drejtime: revolucioni anti-korrupsion, organizimi i partisë duke u hapur dhe e treta, qeverisa e vendit, përgatitja. Dy të parat do të jenë detyrat kryesore, përgatitja për qeverisjen do të jetë e imja e Neshos, e shumë ekspertëve që do të bashkohen në këtë ndërmarrje të rëndësishme.”
Kreu i Partisë së Lirisë akuzoi qeverinë, dhe kryeministrin Edi Rama më konkretisht se po vjedh vendin. Ai tha po ashtu se ish-kreu i PD-së Lulzim Basha ka bërë një opozitë fasadë, pasi sipas tij, ka bashkëpunuar me pushtetin.
Vijon…