Kryetari i Partisë së Lirisë njoftoi konferencë për median pak pasi u zbulua dosja që Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka dorëzuar në Kuvend, ku Ilir Meta figuron ne dokumentet e krijuara nga strukturat e ish-Sigurimit te Shtetit

Meta e quajti “akt vetëvrasës” veprimin e autoritetit të dosjes.

“Nuk është vetëm për të ardhur keq për autoritetin e manipulimit dhe kriminalizimit të dosjeve sepse ata e dinë më mirë se kushdo se çfarë ka, çfarë nuk ka dhe sa e vërtetë dhe e manipuluar është në ato dosje që thonë ata. Me një email anonim na qenka zbuluar se na qenka një I.M që sipas lojrave dhe aludimeve të qëllimshme nga shkresa e autoritetit dhe tashmë parlamenti dhe mediat e incineratorëve që lëshojnë bomba që nga dje.. u zbulua që pas tridhjetë e ca vetesh I.M na qenka njeri që nga mars I 1992 është bërë deputet dhe I është nënshtruar të gjitha filtrave e komisioneve të të gjitha kohëve” 

Pse nuk thirri I.M, i cili nuk I.M por Ilir Meta i cili ka babë ka emër dhe mbiemër. 

“Pse u dashka me urgjencë të bëhet një ligj i posaçëm. A ka njeri që e beson?”tha Meta.

vijon