Ambasadorja, amerikane, Yuri Kim ka reaguar lidhur me 100 vjetorin e vendosjeve të marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Nëpërmjet një postimi në twitter, Kim shkruan se në 28 korrik të vitit 1922 u ndez një pishtar që u mbajt gjallë edhe në ditët më të errëta të diktaturës.

Postimi i Plotë nga Yuri Kim:

Më 28 korrik 1922, 🇺🇸 & 🇦🇱 vendosën marrëdhënie diplomatike. Atë ditë u ndez një pishtar. Edhe në ditët e errëta të diktaturës, shqiptarët trima e mbajnë 🔥 gjallë. Sot, ai pishtar digjet më i ndritshëm se kurrë. Le të na ndriçojë rrugën përpara, së bashku, për 100 vitet e ardhshme!

Mezi pres t’u bashkohemi miqve shqiptarë për evente speciale në Tiranë (përfshirë koncertin sonte në Sheshin Skënderbej) dhe të ndajmë mesazhe speciale nga miqtë amerikanë në Uashington dhe Dallas (qëndroni!). Gëzuar edhe 💯 !