Policia e Londrës nuk arriti të përmbajë sot protestat kundër hipokrizisë së qeverisë për koronavirusin, të nisura nga disa vendndodhje te kryeqytetit, megjithë paralajmërimet për ndalim të demonstrimeve prej pandemisë.
Protestuesit u përleshën me oficerët e policisë pasi refuzuan paralajmërimet e tyre për “shkelje të rregullave të epidemisë” në zonën qendrore të parkut Hyde Park.
Protestuesit, shumica e të cilëve pa maska, udhëhiqeshin nga aktivisti i opozitës laburiste britanike Piers Corbyn dhe aktori vendas Laurence Fox duke kërkuar fundin e kufizimeve të vendosura prej më shumë se një vit.
Qeveria britanike po vihet nën presion për zbutjen e masave të koronavirusit dhe lejimin e protestave teksa më shumë se 60 deputetë kanë nënshkruar një letër që thotë se arrestii i njerëzve prej protestimit, është ‘i papranueshëm e i paligjshëm’.
Zhvillimi erdhi pas funeralit publik për një grua të re të rrëmbyer e të vrarë nga një oficer policie javën e shkuar, ku policia kishte arrestuar katër persona për shkelje të rregullave anti-koronavirus.Top Channel