Marrëveshja e reciprocitetit për njohjen e targave e cila do të sjellë njohjen e targave, që hyn në fuqi në 1 gusht (këtë të hënë), ka bërë që situata në veri të Kosovës të përshkallëzohet, pasi serbët nuk bien dakord.
Ndërkohë që edhe më e rëndë bëhet situata pasi një deputet i parlamentit serb ka bërë thirrje për luftë.
Me anë të një pistimi Vadimir Gjukanoviç një deputet në Asamblenë Kombëtare të Serbisë nga Partia Progresive Serbe (SNS) në pushtet, shkruan se ai beson se Serbia mund të detyrohet të përfshihet në “denazifikimin” e Ballkanit.
Më duket se Serbia do të detyrohet të fillojë denazifikimin e Ballkanit. Do të doja të gaboja”, ka shkruar Gjukanoviç.
Termi “denazifikim” u përdor nga Rusia si një nga pretekset për pushtimin ushtarak të Ukrainës.