.
Është gjetur pas 7 ditësh e zhdukur, Ersida Dyrmishi, nënë e dy fëmijëve nga Durrësi.
Ersida ka deklaruar se është mbajtur peng nga një burrë nga Lushnja me emër Marjus Musaku.
30-vjeçarja është larguar nga shtëpia ditën e hënë, datë 25 korrik, në orën 08.00, dhe që nga ajo ditë, bashkëshorti dhe familja nuk kanë mundur të lidhen me të.
Postimi i një prej miqve të saj ne rrjetet sociale:
Njoftojmë se shtetësja Ersida Dyrmishi me vendbanim në Durrës, mosha 30 vjec,ka humbur kontaktet me familjarët te Hënën më datë 25.07.2022.
Ditën që është larguar në drejtim të paditur, ka qenë e veshur me pantallona të bardha & një bluzë të zezë. I lutemi atyre që mund ta kenë parë diku, të na kontaktojnë sa më shpejt! Nr kontakti 0692467605 0692050608
Bashkëshorti i saj ka bërë denoncim në polici dhe forcat e rendit kanë nisur punën për gjetjen dhe rikthimin pranë familjes.